Vazhdojnë shifrat e larta në Greqi, 2.461 raste të reja, 737 të intubuar dhe 68 vdekje

Sipas të dhënvae të fundit epidemiologjike nga Ministria e Shëndetësisë, sistemi shendetësor në shtetin helen mbetet nën presion. Sot, e shtunë 8 maj, janë konfirmuar 2.461 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilët katër prej tyre janë raste të importuara.

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 737 (62.0% burra). Mosha e tyre mesatare është 67 vjeç. 

83.7% kanë sëmundje bashkëshoqëruese. Ndërkohë 68 pacientë kanë humbur betejën me jetën.

Marketing

Numri total i rasteve, që prej fillimit të pandemisë shkon në 360.577, nga të cilët 51.2% janë burra. Numri total i vdekjeve nga koronavirusi  në Greqi ka shkuar në 10.978 jetë të humbura, që prej marsit të 2020-ës.

Marketing