Vazhdon beteja me zjarret, gjendja më kritike mbetet në malin Serta

Shumë vatra të zjarrit vazhdojnë të mbeten aktive edhe përskaj tentimeve nga toka dhe qielli për t’i shuar ato. Situata më kritike vazhdon të mbetet në malin Serta Në luftën kundër zjarreve, janë kyçur edhe 200 pjesëtarë të ushtrisë dhe 30 pjesëtarë të policisë.

Marketing

“Sot në mëngjes e nënshkruajta vendimin, besoj në aftësinë e tyre. Pasi gjithmonë kur ka qenë më vështirë ata janë gjendur në vendin e duhur. Po, rritet numri dhe mundësitë për angazhim…Nuk është vetëm Republika jonë në flakë, I gjithë Ballkani është në flakë, ndoshta kur të përfundojnë zjarret, menjëherë të ulemi, të mos presim të vjen vera tjetër, ta rilexojmë ligjin për menaxhim me krizat, ta rishqyrtojmë organizimin”, deklaroi Gordana Siljanovska, Presidente e Shtetit.

Tashmë kanë filluar të paraqiten defekte të vogla tek avionët vendorë dhe të huaj për shuarjen e zjarreve, por po punohet në menjanimin e tyre. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat njoftoi se edhe një pjesë e ekipit të fluturimeve vendorë dhe të huaj tashmë ndjehen të lodhur dhe për shkak të rregullave të rrepta, ata nuk kanë fluturuar në mëngjes.

“Te një pjesë e avionëve vendorë dhe të huaj, janë paraqitur defekte të vogla te të cilat po punohet në këtë moment, dhe pas rregullimit të tyre, më vonë do të fluturojnë. Pasdite do të kemi në dispozicion forca të reja. Kanaderi kroat tregoi disa dobësi që janë tejkaluar dhe ai është drejtuar drejt zjarrit në Sirkovë së bashku me një helikopter të MPB-së dhe tre air-traktorë të drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim”, tha Stojançe Angellov, Qendra për Menaxhim me krizat.

Turqia, Serbia, Sllovenia, Koracia, Malizi I zi dhe Rumania janë disa nga vendet që tashmë kanë dërguar helikopterë e avionë në ndihmë për Maqedoninë e Veriut. /Alsat.mk

Marketing