Në Komisionin e Kuvendit për financim dhe buxhet vazhdon debati për Propozim-Buxhetin për vitin 2021. Seanca u paralajmërua për ora 11:00.
Debati mbi propozim buxhetin për vitin 2021 filloi javën e kaluar. Ministri i financave Fatmir Besimi para deputetëve derisa prezantoi Propozim-Buxhetin tha se ka tre qëllime thelbësore: përforcimi i sistemit shëndetësor, mbështetje për stabilizim ekonomik dhe funksionim të institucioneve shtetërore si dhe mbështetje të reformave që ndërlidhen me gjyqësorin dhe integrimin e vendit.