Vazhdon debati kuvendor për hua prej 179 milionë dollarëve për autostradën Kërçovë-Ohër

Deputetët në Kuvend sot do ta vazhdojnë seancën e 116-të në të cilën debatohet për Propozim-ligjin për garanci nga shteti për Marrëveshje për hua prej 179 milionë dollarë për financim shtesë të autostradës Kërçovë – Ohër e cila do të arrihet mes Eksport – import bankës së Kinës dhe Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore.

Marketing

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dje në seancë plenare theksoi se shuma e vlerësuar e mjeteve shtesë financiare për projektin për të cilin vjet u votua aneks të marrëveshjes nga ana e Kuvendit, është gjithsej 179.694.572 dollarë. Huaja do të ndahet me afat shtesë të pagesës prej 20 vjet dhe grejs periudhë të përgjithshme prej pesë viteve. Shkalla e interesit është fikse dhe do të arrijë dy për qind në nivel vjetor për tërë kohëzgjatjen e huas.

Deputetët e pozitës dhe të opozitës me akuza të ndërsjella për siç thonë, gjoja kriminal lidhur me marrëveshjet për kreditimin e këtij projekti.

Nga VMRO-DPMNE-ja, thonë, se janë të bindur në kriminalitetin e kësaj marrëveshje për huamarrjen dhe pyesin pse vlera e rrugës rritet për 40 për qind , nëse deri më tani janë realizuar 76 për qind të aktiviteteve.

Deputetët nga LSDM-ja qeveritare dhe koalicioni, megjithatë me qëndrim se qasja ishte kriminale dhe e shpejtë e ish-Qeverisë e cila për projektin për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër e ka detyruar vendin për 505 milionë dollarë, por në të nuk janë paraparë rrugë dhe pozita tjera të rëndësishme. Me këtë aneks – marrëveshje, shtojnë, sigurohen para për ndërtim të plotë të autostradës deri në vitin 2021, ndërsa çmimet e shumë parashtresave janë më të ulëta në krahasim 1:3.

Në rend dite të kësaj seance janë edhe Propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, të Ligjit për nëpunësit administrativ, të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik, më pas të Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të dhënat në formë elektronike dhe nënshkrim elektronik, të gjithë me procedurë të shkurtuar. Mes pikave janë edhe Propozim ligjet për të drejtat e bashkësive të cilat janë më pak se 20% e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, që të dy në lexim të parë.