Vazhdon debati për propozim amendamentet e Kushtetutës

Komisioni kuvendor për çështje kushtetuese sot duhet ta vazhdojë debatin për katër propozim amendamente të Kushtetutës dhe raportin që Qeveria e dorëzoi deri tek Parlamenti për pesë debate publike të mbajtura si hyrje në fazën e tretë dhe të fundit nga ndryshimet kushtetuese, në pajtim me Marrëveshjen e Prespës.

Marketing

Pas debateve publike nuk ka ndryshime të mëdha të katër amendamenteve. Me amendamentin e parë parashihet në Kushtetutë fjalët “Republika e Maqedonisë” të zëvendësohen me fjalët “Republika e Maqedonisë Veriore”, ndërsa fjala “Maqedoni” zëvendësohet me fjalët “Maqedonia Veriore”, përveç në nenin 36, i cili ka aspekt historik. Me amendamentin e dytë në Preambulën e Kushtetutës fjalët “vendimet e KAÇKM-së” zëvendësohen me “Shpallja e Mbledhjes së parë të KAÇKM-së” dhe shtohet Marrëveshja e Ohrit.

Në amendamentin e tretë theksohet se “Republika e respekton sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të shteteve fqinje”, ndërsa amendamenti i katërt ka të bëjë me të riatdhesuarit dhe në të parashihet se “Republika i mbron të drejtat dhe interesat e shtetasve të vet të cilët jetojnë ose qëndrojnë jashtë vendit dhe i avancon lidhjet e tyre me atdheun dhe se me këtë rast nuk do të përzihet në të drejtat sovrane të shteteve tjera dhe në punët e tyre të brendshme”.

Partitë parlamentare në këtë fazë të tretë dhe të fundit ka të drejtë për parashtrimin e amendamenteve të amendamenteve kushtetuese, për çka afati ishte deri të shtënën më së voni pasdite. Deri tek Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në afatin ligjor kanë arritur shtatë amendamente edhe atë dy nga Aleanca për Shqiptarët, një nga Lëvizja BESA; një nga deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri dhe tre nga Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni. Amendamente nuk kanë parashtruar grupet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare, BDI-ja dhe LSDM-ja.

Pas përfundimit të debatit në Komisionin kushtetues, propozim amendamentet duhet të shqyrtohen dhe votohen në seancën plenare. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi paralajmëroi se pret të caktohet pas festave të fundvitit, më herët më 9 janar. Pritet që tërë procesi i ndryshimeve kushtetuese të përfundojë në mes të janarit. Amendamentet kushtetuese sillen me shumicë prej dy të tretave që pritet të arrijë në Parlament.

Shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov dje në ditën e parë të debatit në Komisionin kushtetues tha se është i bindur se procesi inkluziv me futjen e të gjitha sugjerimeve të qëndrueshme mund të sigurojë shumicë prej dy të tretave në Parlament.

Ai vlerësoi se procesi i debatit publik për ndryshime kushtetuese u zbatua dhe organizua me inkluzivitet maksimal dhe gatishmëri për pranimin e çdo plotësimi të arsyeshëm dhe racional dhe përsosmëri të propozimeve për amendamentet në frymën e Marrëveshjes së Prespës.

“Gjatë debatit u konfirmua se ndryshimet e propozuara kushtetuese dhe amendamentet janë të pranueshme edhe nga aspekti i përcaktimit të identitetit të konfirmuara në kushtetutë dhe se të gjitha zgjidhjet e propozuara janë në kuadër të traditës dhe terminologjisë sonë kushtetuese-juridike”, deklaroi Dimitrov.

I ftoi deputetët të jenë kreatorë dhe të mbahen mend, si ata që e kanë vendosur vendin në realitet të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare, si vend me rol dhe qëndrim autentik dhe vend pjesëmarrës dhe kreator i fatit të tij.

“Mendoj se kemi bërë gjithçka që një proces kryesisht delikat si Qeveria ta përfshijmë të gjithë të tjerat, për shkak se interesi ynë natyror ishte që të ndahet kjo përgjegjësi edhe me presidentin e shtetit dhe me opozitën në Kuvend. Nënshkrimi i marrëveshjes është në pajtim me nenin 119 të Kushtetutës dhe nenit 3 të Ligjit për marrëveshje ndërkombëtare”, deklaroi Dimitrov.

Koordinatorin i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE, Nikolla Micevski, tha se ata nuk do të marrin pjesë në fazat e mëtutjeshme të procesit për ndryshime kushtetuese, i cili, siç tha, është më shumë farsë, sesa e drejtë.

“Si deputetët nuk kanë mandat të marrin pjesë në përpjekjet për ndërrim të kushtetutës që është në kundërshtim me vendimin e referendumit. Ne në rrjedhën e mëtutjeshme të ndryshimeve kushtetuese nuk do ta mbështesim procesin jolegjitim dhe nuk do të marrim pjesë në procedurën e mëtutjeshme të prishjes së shtetit të Maqedonisë, deklaroi Micevski.

Sipas tij, marrëveshja nuk buron nga interesat e Maqedonisë, por se është i imponuar nga ana tjetër dhe Maqedonia dhe Kuvendi janë vendosur para një akti të kryer.