Vazhdon djegia e kontejnerëve për mbeturina

Disa autorë të panjohur mbrëmë kanë djegur dy kontejnerë për mbeturina në lagjet Qendër dhe Çair.

Marketing

Nga NP “Higjiena Komunale” informojnë se në rrugën “Orce Nikollov” në afërsi të Shtatmadhorisë, mbrëmë është djegur një kontejner i sapo vendosur. Në Çair është djegur një kontejner i vjetër metalik në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh”.

“Një incident i tillë ka ndodhur edhe para dy ditëve kur në një natë janë djegur tetë kontejnerë për mbeturina në lagjet e Gjorçe Petrovit dhe në Novo Lisiçe. Zjarri shkaktoi dëm të madh material dhe janë dëmtuar edhe dy automjete të cilat ishin të parkuara në afërsi të kontejnerëve të djegura. Paraprakisht, në lagjen e Radishanit janë djegur tre kontejnerë nga 1.1 metër kub dhe një kontejner special, i dedikuar për selektimin e qelqit, si dhe një kontejner i ri në rrugën ‘Franklin Ruzvelt’, kumtuan nga Qyteti i Shkupit.

Autoritetet e qytetit theksojnë se të gjitha rastet e djegieve të kontejnerëve janë paraqitur deri tek organet kompetente dhe do të ndërmerren masa adekuate që të gjinden dhe të sanksionohen autorët.

Qyteti i Shkupit dhe NP “Higjiena Komunale” apelojnë deri tek qytetarët t’i ruajnë dhe të mos i dëmtojnë kontejnerët e vendosura në sipërfaqet publike që të mundësohet grumbullim efikas i mbeturinave komunale dhe të mbahet higjiena publike.

Ndryshe, para disa dite ishin djegur edhe 11 kontejnerë, kryesisht në lagjen e Gjorçe Petrovit, si dhe në lagjen e Novo Lisiçes.