Vazhdon fushata “Shkolla të sigurta, fatosa të sigurtë”

Anëtarët e Këshillit republikan për siguri në komunikacionin rrugor, Havushe Leskovica-Ismaili dhe Fitore Zyberi, sekretari Vladimir Llazarov, si dhe bashkëpunëtori i jashtëm Risto Mançev vazhduan me realizimin e kampanjës “Shkolla të sigurta, fatosa të sigurt” në qytetin e Tetovës, përkatësisht në shkollat fillore “Kirili dhe Metodi” dhe “Liria”.

Marketing

Nxënësit e klasës së pare në këto shkolla kishin mundësi të ndjekin prezantim të shkurtër mbi sigurinë në komunikacion, rregullat e komunikacionit si dhe të marrin këshilla praktike nga anëtaret e Këshillit.

Këshilli Republikan për siguri në komunikacionin rrugor këtë kampanjë e realizon me ndihmën e kompanisë së sigurimeve Triglav, me ç’rast nxënësve ju ndanë jelekë florushente, libra të ilustruar për ngjyrosje dhe lektyra me këshilla për pjesëmarrjen e fëmijëve në komunikacion.

Kampanja do të vazhdojë në ditët në vijim në të gjitha shkollat fillore në qytetin e Tetovës dhe rrethinës.