Vazhdon gjykimi i 27 prillit, do të rrëfehet edhe ish kryeparlamentari Trajko Veljanovski

Në Gjykatën Penale në Shkup,do të dëshmojnë katër dëshmitarë duke përfshirë edhe ish kryeparlamentarin Trajko Veljanovski, për ngjarjet e 27 prillit të cilat ndodhën në parlamentin e Maqedonisë gjatë vitit të kaluar.

Marketing

Gjatë pasidtës në seancën e ditës së sotshme deklarun dëshmitarët Gjorgji Simonovski dhe Trajçe Georgiev ndaj të akuzuarit Dushko Llazarov.

Dushko Jankoviq, avokati i Llazarov kërkoi nga Simovski të përshkruaj ditën e tij të punës gjatë 27 prillit 2017, kur ai ishte pjesë e shtabit operativ. Ndërsa Simovski i tregoi të gjitha aktivitetet e tij .Pas informatës se do të zgjidhet kryeprlamenta i ri dhe se qytetrët kanë filluar të shkojn drejt dyerve, Llazrov dha urdhër që nga brenda të mbyllen dyert e parlamentit dhe kërkoi forca shtesë për mbrojtje. Më pas u informua se situate është qetësuar, ndërsa pas një kohe të shkurtë nga radio kuptoi se qytetarët kishin arritur të futen në parlament.

Në pyetjen e Jankoviq se kush i vizitoi në shtab atë ditë , Simovski u përgjigj se në zyre ka hyrë ish ministri Agim Nuhiu dhe disa persona të tjerë të cilët nuk i njihte.

“Nuhiu pas hyrjes filloi të bërtase : “se ku është ky nuk lajmërohet”, “ thirrni njësit special”, “shpetoni deputët” dhe të tjera “, shpjegoi Simovski.

I akuzuari Igor Jug pyeti gjithashtu Simovskin se a pajtohet që askush në shtab nuk tregoi se do të ketë prezente shërbime sekrete, por për këtë dëshmitari tha se ka njeri nga Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimiti cili duhet ti ketë këto informacione.

Ngjashëm sikurse Simovski edhe dëshmitari i dytë Llzarov e përshkroi detyrat para ngjarjeve në Parlament, ndërsa për sulmin në parlament morri vesh nga Nuhiu.

Gjyktësja Dobrrilla Kacarska tha se nesër është paraparë që të dëgjohen edhe katër dëshmitarë , të enjtën pesë dhe të premten prokuroria do të sigurojë dëshmi shtesë. Më tej shtoi se javën tjetër të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre të fillojnë me shënien e argumenteve përmbyllëse.

Marketing