Vazhdon gjykimi për ‘27 prillin’

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Marketing

Gjykimi ndodhet në fazën e dëshmive dhe sot duhet të vazhdojë me shikimin e video-inçizimeve nga kamerat e sigurisë në Kuvend. Kjo është seanca e dytë për këtë lëndë gjatë kësaj jave, ndërsa për çdo ditë janë caktuar seanca deri në fund të javës.

Për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar të akuzuar janë 33 persona për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” .