Vazhdon gjykimi për dhunën e 27 prillit

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë.

Marketing

Rasti ndodhet në fazën e dëshmive dhe në gjykatë prezantohen video-inçizime nga kamerat e sigurisë në Kuvend.
Gjykatësja Dobrilla Kacarska seancën e kaluar e anuloi për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Sasho Markovski, i cili në gjykimin e ditës së martë me ekipin e Ndihmës së Shpejtë u transferua në spital.

Për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit të akuzuar janë 33 persona, prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe 2 persona për “nxitje”. Mesin e të akuzuarve ka edhe deputetë.

Marketing