Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për ndodhitë në Kuvend më 27 prill vitin e kaluar.
Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe nxjerrjen e dëshmive të propozuara nga mbrojtja. Në seancën e kaluar, deputetët e akuzuar Ljuben Arnaudov, Sasho Vasillevski, Krsto Mukoski, Ljupo Dimovski dhe Johan Tarçullovska u tërhoqën nga dhënie e dëshmisë para gjykatës.
Procesi gjyqësor e udhëheq gjyqtarja Dobrilla Kacarska, ndërsa Vullma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska përfaqësojnë Prokurorinë Publike. Ndryshe, të akuzuar për ngjarjet në Kuvend janë 33 persona prej të cilëve 31 për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” dhe dy të tjerë për veprën “nxitje”.
Mesin e të akuzuarve ka edhe deputetë, të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, artistë maqedonas dhe të tjerë.