Vazhdon gjykimi për lëndën “Monstra”

Në Gjykatën penale në Shkup sot me dëshmi të dëshmitarit të rrezikuar vazhdon gjykimi për lëndën “Monstra” të Prokurorisë Speciale Publike për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës, e cila ka ndodhur në 12 prill të vitit 2012.

Marketing

Kryetari i Trupit gjykues Ognen Stavrev, seancën e kaluar e ndërpreu shkaku i lodhjes së dëshmitarit të rrezikuar, pas dëgjimit nga ana e PSP-së dhe njërit prej avokatëve mbrojtës.

Dëshmitari i rrezikuar në seancën e fundit tha se qëndron në deklaratën e dhënë në procedurë paraprake. Ai në gjyq njohu disa nga të akuzuarit.

Mbrojtja tha se dëshmitari i rrezikuar është konfuz në përgjigjet dhe se dyshojnë në vërtetësinë e pohimeve të tij.

Për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës në 12 prill 2012 kur u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naçevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, ishte hapur lënda “Monstra”, ndërsa me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor vitin e kaluar i hoqi akuzat dhe liroi nga paraburgimi të akuzuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Haziri duke iu shqiptuar masë sigurie. Pas heqjes së aktvendimit, rastin “Monstra” e mori në dorë PSP-ja dhe lënda u kthye në gjykim të serishëm.

Ndryshe, për gjykatën të pakapshëm janë ende Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq pas të cilëve është nënshkruar flet-arrest ndërkombëtar.

Marketing