Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi ndaj organizatorëve të ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend.
Çështja është në procedurë dëshmie dhe në seancën e sotme mbrojtja duhet të fillojë me paraqitjen e provave.
Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësues i akuzës është Vilma Ruskovska.
Të pandehurit në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski.
Ata akuzohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.