Vazhdon gjykimi për rastet “Tortura” dhe “Titanik”

Në Gjykatën penale në Shkup sot janë caktuar seanca të reja për lëndët “Tortura” dhe “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Prokuroria Speciale Publike i ndjekë për torturë dhe veprim dhe ndëshkim tjetër brutal, jonjerëzor apo ofendues, për mënyrën e privimit nga liria të liderit të Të bashkuarve për Maqedoninë dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, më 6 qershor të vitit 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Rasti “TitaniK” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe po nxirren dëshmi materiale të propozuara nga PSP. Bëhet fjalë për rreth 5.900 dëshmi materiale, si kërkesa për dhënie të letërnjoftimeve, deklarata për persona të autorizuar, ekstrakte nga faturat, vërtetime dhe dokumente e dëshmi të tjera për keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës politike prej vitit 2013.

Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski i cili ndodhet në arrati, në rastin “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kriil Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, RObert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe lenka Rashjakovska.
Ata janë të dyshuar për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës zgjedhore, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, mito gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

Marketing