Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon seanca për vrasjen e pesë personave tek Liqeni i Smilkovcës më 12 prill 2012.
Rastin e udhëheq gjyqtari Ognen Stavrev dhe është në procedurën e dëshmive. Në seancën e kaluar opinioni ka qenë i përjashtuar për shkak të dhënien e dëshmive me hetim të posaçëm.
“Monstra” në shkurt të vitit të kaluar ka filluar që nga fillimi, pasi që PSP e ka marrë lëndën përsipër.
Për vrasjen e djemve Kire Triçkovski, Filip Sllavkovki, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naçevski dhe peshkatarin Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm ishin dënuar Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata e Lartë në dhjetor të 2017 të dënuarve ua shfuqizoi masën e aktgjykimit, dhe i liroi në iri të dënuarit Agim Ismailoviq, Sami Luta dhe Fejzi Aziri.