Vazhdon gjykimi për rastin “Reket”

Në Gjykatën penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Reket”. Seanca e djeshme është anuluar për sot për shkak të mungesës së ish kryetarit të Komunës Qendër dhe biznesmen, Vlladimir Todoroviq i cili duhet të dëshmojë mbi propozimin e mbrojtjes së të akuzuarit të parë, Bojan Jovanovski- Boki 13.
Si dëshmitarë duhet të paraqitet edhe Lidija Janevska e cila në seancën e djeshme nuk ka pasur ftesë të rregullt.

Marketing

Rasti gjendet në procedurë të dëshmisë dhe e udhëheq gjykatësja Vaska Nikollovska- Masevska, ndërsa përfaqësues i akuzës është Villma Ruskovska.

Todoroviq është një nga 12 dëshmitarët e propozuar nga i akuzuari Bojan Jovanovski.

Gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska informoi se Gjykata e refuzon kërkesën e të pandehurit Bojan Jovanovski për pezullim të masës së arrestit.

Prokuroria Themelore Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të këtij viti shtroi aktakuzë kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit.

I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera si vepër penale”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “pranimin shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Në seancën e parë për rastin “Reket”, që u mbajt më 3 dhjetor vitin e kaluar, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin për veprën “pranimin shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”, me ç’rast u dënua me tre vjet burg.