Vazhdon gjykimi për rastin “Talir”

Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet seancë për lëndën “Talir” të Prokurorisë Speciale Publike, e cila ka të bëjë për financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së.
Seanca e fundit u anulua në kërkesë të mbrojtjes, për shkak të kërkesës së parashtruar për interpretim autentik në Kuvend të nenit 22 nga ligji për PSP-në.

Marketing

Në rastin “Talir” akuzohen Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakievski të cilët akuzohen për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim” dhe “pastrim parash”, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Pingarovska të akuzuar vetëm për veprën “pastrim parash”. Për të njëjtën vepër, si subjekt juridik me aktakuzën përfshihet edhe VMRO-DPMNE-ja.

Elizabeta Çingarovska nuk do të gjykohet sepse ajo është dakorduar me PSP-në, e pranoi fajin dhe mori dënim me kusht prej dy viteve, i cili nuk do të kryhet nëse në pesë vitet e ardhshme nuk bën vepër tjetër penale.

Sipas aktakuzës, ata në mënyrë të paligjshme kanë marrë të paktën 4,6 milionë euro për partinë dhe më pas kanë organizuar që ato para të paguhen në llogari të partisë përmes fletëpagesave në emër të njerëzve të ndryshëm.

Marketing