Vazhdon gjykimi për rastin “Target” dhe “Fortesa”

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot është caktuar seanca e re për lëndën “Target-Fortesa” e Prokurorisë Speciale publike, e cila ka të bëjë me përcjelljen joligjore të komunikimeve në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015.

Marketing

Në seancën e kaluar është pyetur në mënyrë të tërthortë dëshmitari Gjorgji Llazarevski, nga MPB-ja nga ana e mbrojtjes.

Në lëndën “Target” dhe “Fortesa” të Prokurorisë speciale publike akuzohen ish-shefi i Drejtorisë së pestë të MPB-së, Goran Grujevski, Nikolla Boshkovski, ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Gordana Jankulloska, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vladimir Varellov nga DSK-ja dhe pesë persona tjerë nga Drejtoria.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë ilegale janë përgjuar 4.286 numra telefoni për të cilat nuk ishte dhënë urdhër nga gjykata.

Komunikimi është ndjekur para se të lëshohet dhe pas përfundimit të afatit për urdhrat e gjykatës të për ndjekjen e 1.541 numrave telefonike apo në total 5.827 numra. Gjatë asaj periudhe janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.