Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për rastin e PSP-së “Target-Fortesa”, e cila ka të bëjë me përgjimet e paligjshme.
Seanca e kaluar u anulua me kërkesë të avokatit të Mijallkovit, Ljupço Shvrgovski, me arsyetimin se duhet të përgatitet për dëshmitë e dëshmitarit të PSP-së, Gjorgji Llazarevski.
Në rastin “Target-Fortesa” të akuzuar janë Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, Gordana Jankulloska, Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vlladimir Vallerov dhe pesë persona tjerë nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim.
Sipas aktit prokuror, përmes tre sistemeve për përgjimin e komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008 deri 2015 në mënyrë joligjore janë përgjuar 4286 numra telefonik, për të cilët nuk ka pasur urdhër gjyqësor.