Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për rastin e PSP-së “Titanik”.
Rasti është në fazën dëshmuese, kurse në seancën e sotme PSP-ja duhet të filloj me leximin e dëshmive materiale të lëndës.
Gjyqtari Osman Shabani në seancën e kaluar kërkoi mbrojtjen që të paraqesë listën dëshmive materiale që janë prioritetet i tyre për t’u lexuar, përndryshe do të lexohen të gjitha.
Në “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mille Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkoovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Themelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Vellkovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata akuzohen për mashtrime zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013.