Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca për lëndët “Trajektorja” dhe “Transportuesi” të Prokurorisë Publike Speciale.
Në lëndën “Trajektorja” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rrugë Shtetërore, Lupço Georgievski.
Në bankën e të akuzuarve sot, gjithashtu, duhet të ulen edhe të akuzuarit në lëndën “Transportuesi”.
Ish-kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski si edhe 20 persona të tjerë në këtë rast ngarkohen për keqpërdorimin e pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka është bërë shpërdorim i rreth 360.000 eurove.