Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi i Besir Belës dhe Skender Demirit, të akuzuar për vrasjen e njëzetvjeçarit, Nikolla Sazdovski.
Rastin e udhëheq gjykatësja, Daniela Aleksovska – Stojanovska.
Më 7 shkurt u bë rikonstruimi i vrasjes së Sazdovskit në prani të dëshmitarëve dhe ekspertëve në stacionin e autobusëve në Autokomandë.
Sipas aktakuzës, Bela dhe Demiri së bashku me J.L. (19), i cili është në arrati, më 29 qershor të vitit të kaluar e kanë rrahur Sazdovskin në stacionin e autobusëve para fabrikës “Alkaloid” në bulevardin “Aleksandar Makedonski” në Autokomandë.
Nga lëndimet e marra, Sazdovski më 9 korrik 2018 vdiq në Klinikës për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv – KARMI në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”.
Dy sulmuesit, Besir Bela dhe Skender Demiri, janë në paraburgim, ndërsa për personin e tretë i cili akoma nuk është në dispozicion për organet e përndjekjes, është shpallur urdhër-arrestim vendor dhe ndërkombëtar.