Vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot pasi në seancën e kaluar gjyqësore në Gjykatën Themelore Penale Shkup ishte marrë në pyetje Velibor Manev, një nga të akuzuarit.

Marketing

Manev deklaroi se njihet me të gjithë të akuzuarit, përveç se me babanë e vajzës së vrarë.

Ai tha se për grabitjet i ka koordinuar Lupço Palevski Pallço dhe se ka vlerësuar se është dashur të kryejnë vetëm grabitje dhe është befasuar kur Pallço i ka qëlluar Vanjën dhe Pançen.