Vazhdon gjyqi për vrasjen e 20 vjeçarit maqedonas në Shkup

Në Gjykatën Penale sot duhet të kumtohet gjykimi për vrasjen e njëzet vjeçarit Nikolla Sazdovski, rast në të cilin të akuzuar janë Besir Bela, Skender Demiri dhe një person tjetër i cili është në arrati.

Marketing

Rasti filloi më 9 nëntor të vitit të kaluar dhe e udhëheq gjykatësja Daniella Aleksovska – Stojanovska.

Më 7 shkurt të këtij viti ishte bërë rikualifikim i vrasjes së Sazdovskit në prani të dëshmitarëve dhe ekspertëve në stacionin e autobusit në Autokomandë.

Sipas aktakuzës, Bela dhe Demiri së bashku me J.L. (19) i cili është në arrati, më 29 qershor të vitit të kaluar e kanë rrahur Sazdovskin në stacionin e autobusit para fabrikës “Alkoloid” në bulevardin “Aleksandër Makedonski” në Autokomandë.

Nga lëndimet e mara, Sazdovski më 9 korrik të vitit 2018 humbi jetën në Klinikën për Anestezion. Reanimacion dhe Mjekim Intensiv – KARIL në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”.

Dy nga sulmuesit, Besir Bela dhe Skender Demiri, janë në paraburgim në burgun “Shkupi” në Shutkë, ndërsa për të dyshuarin e tretë, i cili është i pakapshëm për organet e përndjekjes, është shpallur urdhërarrest në vend dhe jashtë vendit.

Prokuroria Themelore Publike për vrasjen e të riut Nikolla Sazdovski – Sazdo tre të dyshuarit i ndjek për veprën penale “vrasje në mënyrë mizore”, vepër e cila para rikualifikimit konsiderohej si “dhunë”.

Vendimin e këtillë PTHP, e shpjegoi me atë që gjatë procedurës hetuese ishin siguruar dëshmi verbale dhe materiale, gjegjësisht ishin marrë në pyetje shumë dëshmitarë, ishte marrë protokolli i autopsisë nga Instituti për Mjekësi Ligjore, Kriminalistikë dhe Deontologji Mjekësore i kryer me urdhër të prokurorit publik nga ana e institutit të njëjtë.

Marketing