Vazhdon greva në arsim

Greva në arsim vazhdon edhe sot, ndërsa vazhdojnë negociatat e Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës . Anëtarët e SASHK-ut në shkolla dhe çerdhe janë në grevë që nga e hëna, duke kërkuar rritje të pagave.

Marketing

Kryetari i SASHK-ut Jakim Nedelkov tha se presin që deri sonte ose nesër deri në orën 12 të kenë një ofertë që Këshilli i SASHK-ut të marrë vendim dhe të ketë kohë të njoftojë se mësimet do të vazhdojnë nga e hëna ose siç tha ai do të thonë se nuk ka zgjidhje dhe Këshilli nuk do të mund ta ndryshojë vendimin sepse anëtarësia nuk e pranon ofertën dhe greva duhet të vazhdojë.

Ndërsa Jakim Nedellkov shkruan në rrjetin social facebook se sot është dita e katërt e grevës nga ku potencon se grevistët nëpër kopshte po kërcënohen me letra të ndryshme. e për ti u dhënë kurajo që të vazhdojnë më tej Nedellkov ua rikujton himni e kësaj Sindikate.

Dita e katërt nga fillimi i grevës në kopshte dhe shkolla, pa ofertë për rritje pagash. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në vend që t’i gjejë zgjidhje problemit po tenton t’i frikësojë grevistët nëpër kopshte me letra të ndryshme. Respekt dhe përkrahje për të gjithë punëtorët në çerdhe dhe shkolla të cilët janë në grevë dhe rekomandojë që të lexohet teksti i himnit të SASHK-ut.