Vazhdon greva në shkolla dhe kopshte!

Në shkollat fillore dhe të mesme dhe në kopshte sot do të vazhdojë greva e të punësuarve e cila filloi dje, e që organizohet nga Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SAShK). Grevistët kërkojnë rritjen e pagave në veprimtaritë e arsimit dhe mbrojtjes së fëmijëve.

Marketing

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri mbrëmjen e djeshme në ClickPlus në TV21 ka bërë të ditur se nesër dhe pasnesër do të japë qeveria ofertën e tyre për përqindjen e kërkuar për rritje të pagave në arsim nga ana e SAShK-ut.

“Nesër ose pasnesër ne duhet të kemi takim me SAShK-un për të dhënë propozimin tonë për atë që ata e parashtrojnë deri tani. Deri tani kemi diskutuar për situatat dhe implikimet”, tha Shaqiri.

Ministritë e Arsimit dhe Shkencës dhe të Punës dhe Politikës Sociale kumtuan se dialogu social do të vazhdojë, ndërsa lideri i sindikatës Jakim Nedellkovi porositi se ai duhet të jetë “konstruktiv dhe konkret, e jo bisedë e dështuar dhe pa qëllim”.