Të punësuarit në Drejtorinë për Udhëheqjen e Librave amë, as në javën e 6 të grevës nuk e dinë nëse do të ketë mjete për t’i rritur dhe harmonizuar pagat e tyre për 30%. Ata janë të pakënaqur nga qasja joserioze e përfaqësuesve të ekzekutivit. Brengë shtesë është paralajmërimi se rrogat aktuale mund t’i marrin të zvogëluara për shkak të grevës.
“Ne ende nuk i kemi marrë pagat tona dhe paramendoni duke e jetuar kohën më të vështirë ekonomike dhe duke mos pasur rrogat, nga ana tjetër na e paralajmërojnë se ndoshta do të na i shkurtojnë pagat e muajit paraprak. Kjo është e padrejtë dhe nuk e kam të qartë se çfarë po mendojnë të bëjnë me ne.”,- tha i punësuari, Toni Miloshevski.
“Unë do të apeloj që të mos tentojë të na i shkurtojnë pagat tona, pagat e të punësuarve, sepse nëse ata e bëjnë këtë gjë, atëherë edhe ne do të jemi të obliguar të bllokojmë sërish gjysmën e Shkupit, por kjo nuk do të jetë zgjidhje.”,- theksoi kryetari i Konfederatës së Sindikatave, Marijan Ristevski.
“Kam një kërkesë deri tek të gjitha institucionet ne nuk jemi aq shumë sa e bëjnë disa të tjerë. Jemi të punësuar diku rreth 550, të gjejnë një zgjidhje sa më shpejtë, sepse kemi shumë presion nga qytetarët të cilët nuk kanë faj ata, ndërsa përgjegjësi duhet të japin edhe partitë politike të cilat janë votuar, që janë në Qeveri dhe marrin pagat dhe qëndrojnë nëpër fotelet e tyre, të dalin sa më parë me zgjidhje së bashku me qeverinë dhe ministritë përkatëse.”,- theksoi i punësuar në drejtorinë për vula, Naser Xhemaili.
Deri në këto momente nuk ka konfirmim nëse do të ketë takim me përfaqësuesve të organizatave sindikaliste dhe Ministrisë së Financave dhe as se cili është vendimi përfundimtar i ministrisë për rritjen e pagave të tyre.