Vazhdon kaosi në Shkup, nuk ka gatishmëri për zgjidhjen e problemit

Tre ditë pasi bllokimit të rrugëve në Shkup, para mediave doli sekretari i përgjithshëm i Qytetit. Sipas tij, kjo situatë është krijuar nga politika. Zoran Gligorov vendosi të ikë, atëherë kur duhej të dëgjonte pyetjet e gazetarëve se si do të zgjidhet kjo çështje, a do t’u jepen para transportuesve që shoferët të marrin rrogat dhe kur komunikacioni në kryeqytet do t’i rikthehet normalitetit.

Marketing

“Që në fillim të momentin për zgjidhjen e kësaj çështje nga ana e qyteti u ofruan zgjidhje adekuate. Megjithatë, dikujt këto zgjidhje nuk i leverdisin. A është kjo për shkak të keqpërdorimit apo për shkak të ndikimit politik, do të shohim më tutje. Shpresoj se e vërteta do të dalë në shesh së shpejti. Në bazë të pyetjeve që do të parashtroni, do të merrni përgjigje …”, deklaroi Zoran Gligorov- sekretar i Qytetit të Shkupit.

Drejtori i “Sloboda Prevoz”, Lenin Jovanovski, u tërhoq nga greva e transportuesve dhe nga të gjitha proceset që do të pasojnë, sepse konsideron se emri i tij po keqpërdoret shumë, por informoi se bllokada e shoferëve do të vazhdojë.

“Fokusohen tek unë si Lenin dhe “Sloboda Prevoz” dhe ndonjë lloj biznesi apo interesa personale që gjithashtu u përmendën në deklaratën e sekretarit.10:49 Krijohet një atmosferë që synon de fokusimin nga problemi i vërtetë. Unë plotësisht tërhiqem nga roli im në këto protesta”, tha Lenin Jovanovski- “Sloboda Prevoz”.
Ai tha se në vend se problemi me pagesat të zgjidhet, u janë hapur probleme të reja me marrjen e lejeve dhe mohimin e të drejtës për të marrë pjesë në thirrjen publike. Lidhur me këtë reaguan edhe nga VMRO-DPMNE-ja. Naum Stoilkovski tha se Arsovska po përpiqet që transportuesit privat t’i zëvendësojë me transportues nga Sofja

“48 orë Danella Arsovska hesht dhe nuk ka përgjigje as për kaosin as për pyetjet e parashtruara as është ky kaos i qëllimshëm dhe rezultat i takimit sekret me Dimitar Kovaçevskin në Qeveri, takim i konfirmuar nga Dimitar Kovaçevski, në të cilin është arritur marrëveshje që kompani bullgare, transportues prej afër Sofjes ta zënë vendin e transportuesve privat në Shkup dhe Danella Arsovska sot le të përgjigjet a kanë arritur autobusë dhe a është e saktë që siç thoni edhe ju se ka informata të pakonfirmuara se ata janë të parkuara në rrethinën e Shkupit në një zonë industriale”, tha Naum Stoilkovski, VMRO-DPMNE.

Nga qeveria përsëri me qëndrimin se po monitorojnë situatën, pa thënë asgjë nëse planifikojnë të ndërmarrin ndonjë masë që do të ndihmojë në tejkalimin e këtij problemi, pasojat e të cilit po i vuajnë qytetarët.