Vazhdon ”mallkimi” i fillimit të Majit – rreshje shiu dhe mot më i ftohtë!

Metereologët thonë se nën dnikimin e një mase të lagësht dhe të ftohtë nga veriu, vendi sërish do të përfshihet nga reshje të shiut, kurse do të mbretërojë mot më i ftohtë dhe jo i zakonshëm për këtë periudhë të vitit, kjo për shkak së erës së përforcuar nga drejtimi verior.

Marketing

Në viset më të larta malore në veriperëndim të vendit shënohen edhe reshje dëbore.

Nëpër rrjete sociale shpërndahen pamje të borës së freskët në Kodrën e Diellit dhe në Malin Sharr.

Por, sikur të mos mjaftonte “mallkimi” i fillim Majit me motin, Shkupi është goditur edhe nga një tërmet me magnitudë prej 1.9 ballë sipas Rihterit. Tërmeti është regjistruar mbrëmë në orën 01:39 kurse epiqendra ka qenë nga zona epicentrale e Shkupit.

Ndryshe, këto ditë feste, Shkupi duket më i boshatisur se kurrë. Derisa besimtarët ortodoks po bëjnë përgatitjet e fundit për Pashkët, shumë qytetarë të Shkupit, që herët ia kanë mësyer vendeve turistike brenda dhe jashtë vendit.