Vazhdon ndalesa për rrugët Mavrovë-Dibër dhe Gostivar-Kërçovë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagshta, kurse në disa vende ka mbetje të borës.

Marketing

Borë bie në Manastir, Kriva Pallankë, Dellçevë, Demir Kapi, Gostivar, Krushevë, Koçani, Mavrovë dhe në shtegun malor të Strazhës, Gjvato dhe Pletvar. Ende mbeten në fuqi ndalesat për lëvizjen e automjeteve të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër dhe Gostivar-Kërçovë.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë mjediseve të qytetit është në mesatare. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa të gjata për hyrjen dhe daljen nga shteti.