Vazhdon nepotizmi, funksionari i lartë i LSDM punëson nënën

Qeverisja aktuale e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev dhe partia e tij LSDM vazhdon me nepotizëm, duke punësuar dhe rehatuar të afërm të familjarëve të funksionarëve të lartë.

Marketing

Kësaj radhe kjo ka ndodhur me zëdhënsin e ri të LSDM dhe deputetin e kësaj partie, Kostandin Kostadinov. Ai para disa ditëve ka punësuar nënën e tij Fanija Kostadinova në Regjistrin Qendror në Strumicë. Kostadinov një kuadër i ri 28 vjeç i LSDM po gëzon një mbështetje nga kreu socialdemokrat Zaev, duke qenë një krah i tij veprimi në Kuvend.

Nëna e Kostadinovit është punësuar referente me arsim të mesëm, ka shkruar portali Netpress. Për punësimin e saj ishte shpallur konkurs dhe se sipas shpalljes rroga e saj shkon mbi 25 mijë denarë. Nga Regjistri Qendror kanë bërë të ditur se është realizuar ky punësim në përputhje me konkursin e shpallur dhe se gjithcka ka qenë në bazë të ligjit dhe se janë plotësuar kushtet e nevojshme. (INA)

Marketing