Vazhdon partneriteti i Fondacionit Telekom dhe Kryqit të Kuq për projektin e dedikuar për personat e moshës së tretë

Fondacioni Telekomi për Maqedoninë dhe Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut e vazhdojnë partneritetin e tyre për Butonin e urgjencës, një shërbim inovativ ku teknologjia ofron ndihmë për popullatën e moshuar. Butoni i urgjencës është një zgjidhje revolucionare që synon të japë një përgjigje të shpejtë për të moshuarit ose personat e pafuqishëm thjesht duke shtypur një buton të vendosur në një pajisje në formën e një ore dore.

Marketing

“Si partnerë të Kryqit të Kuq, që nga fillimi i projektit, kontribuuam në themelimin e këtij shërbimi inovativ në Maqedoni, i cili tashmë praktikohet në disa vende evropiane. Teknologjia është vegël që duhet t’i shërbejë njeriut, ndërsa Butoni i urgjencës është pikërisht një histori e tillë suksesi” – deklaroi Nikolla Lushev, Drejtor kryesor ekzekutiv i Makedonski Telekomit.

Për shkak të realizimit me sukses të këtij projekti, i cili u prezantua për herë të parë në vitin 2022, Fondacioni Telekom e vazhdon partneritetin me Kryqin e Kuq me qëllim të zgjerimit të këtij shërbimi për sa më shumë përfitues. Nga ky vit në projekt është përfshirë edhe vetëqeverisja lokale përmes komunave, e cila do të sigurojë mbulim të ekipeve që punojnë me banorët e komunave të tyre. Deri më tani janë përfshirë: Kisella Voda, Gazi Baba, Qendra, së shpejti edhe Karposhi, ndërsa në periudhën e ardhshme numri i komunave do të rritet.

“Shërbimet sociale kanë një rëndësi të madhe për personat e moshës së tretë, ato ofrojnë siguri, mbrojtje dhe besim në shoqëri. Kryqi i Kuq, së bashku me Fondacionin Telekom, vazhdojnë t’i zhvillojnë këto shërbime me qëllim të përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies së bashkëqytetarëve tanë”, deklaroi dr. Sait Saiti, Sekretar i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV-së.

Përmes këtij partneriteti strategjik të Kryqit të Kuq dhe Fondacionit Telekom, me ndihmën e teknologjisë shpëtohen jetë dhe përmirësohet cilësia e jetës së popullatës së moshuar. Me përfshirjen e komunave dhe partnerëve dhe institucioneve të tjera, Butoni i urgjencës bëhet një shërbim i qëndrueshëm dhe afatgjatë që do të ofrojë ndihmë dhe mbështetje për një numër më të madh njerëzish.

Për projektin Butoni i urgjencës
Shërbimi është i dedikuar kryesisht për personat mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm në Shkup. Në kuadër të projektit janë siguruar pajisje përkatëse për 110 përdorues të cilët përmes kësaj pajisje mund të lajmërojnë ekipin e Kryqit të Kuq kur kanë nevojë urgjente për ndihmë, 24 orë në 7 ditë në javë. Ekipi i trajnuar u ofron përdoruesve ndihmën e parë dhe mbështetje psikologjike, si dhe transportin në objektet e duhura shëndetësore. Nga fillimi i projektit në vitin 2022 e deri më tani, përmes këtij projekti janë shërbyer në baza mujore 118 përdorues të ndryshëm me 69 ndërhyrje në terren në situata emergjente, mbi 189 ndërhyrje telefonike dhe 17 ndërhyrje në bashkëpunim me Ndihmën Mjekësore Urgjente.

Për më shumë informacione:

Fondacioni Telekomi për Maqedoninë
e-maili: [email protected]

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
е-maili: [email protected]