Vazhdon pastrimi dhe krasitja e drunjve në rrugët e shtetit. Bekim Memeti edhe për uikend në terren (VIDEO)

Ndërrmarja Publike ”Rrugët e Maqedonisë së Veriut” vazhdon me aksionin për pastrimin e rrugëve dhe autostradave edhe gjatë uikendeve.

Marketing

Kreu i këtij institucioni Bekim Memeti tha se do të ketë aksione të tilla edhe të dielave me qëllim që të kemi rrugë të pastërta gjithandej.

Me këtë rast shumë punëtorë të kësaj ndërmarrjeje tashmë janë angazhuar në pastrimin dhe krasitjen e drunjëve në rrugët e shtetit.

Në autostrada një gjë e tillë nuk është bërë 10 vite më parë.

Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memeti me këtë rast është shprehur se të gjitha rrugët e shtetit do të marin pamje tjetër dhe nuk do të ketë më mbeturina dhe drunj që do të jenë pengesë për vozitësit.

“Kemi nisur me pastrimin e rrugëve, ditë më parë filluam rrugën Gostivar – Kërçovë gjegjësisht në Strazhë ku larguam drunjtë që iishin pengesë për atuomjetet e rënda dhe zgjeruam hapësirën për të kaluar sa më lirshëm të gjithë automjetet. Pas rrugës së Strazhës tani jemi në autostradtat që lidhen me kryeqitetin Shkupin dhe do të vazhdojmë me të njetin kapacitet në të gjithë rrugët” u shpreh Memeti.