Vazhdon projekti i EVN Maqedoni për arsimim të dyfishtë „20-20-20“

Filloi viti mësimor për gjeneratën e dytë të nxënësve në EVN paralelen e specializuar në SHMET „Mihajllo Pupin“ – Shkup. Mbi 20nxënës oficialisht u ulën në bankat e kabinetit special që është formuar për nevojat e projektit „20-20-20“.

Marketing

Me rastin e ditës së parë shkollore të të gjithë nxënësve të shkollës së mesme elektroteknike, nxënësve ju drejtua kryetari i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, z. Shtefan Peter. Ai ju tha se kanë bërë zgjidhje të duhur për shkollë ku do të kryejnë arsimimin e tyre dhe ju dëshiroi sukses në mësim.

„Këta nxënës sot investuan në ardhmërinë e tyre. Ata vendosën që të mësojnë të punojnë, ndërsa të mësosh se si punohet sot, do të thotë një ardhmëri më e mirë nesër. Për tre vite do t’i punësojmë si elektromontues por kjo nuk do të thotë që ata do të ngelin në atë pozicion për të gjithë jetën. Ata mund të përparojnë në karrierë dhe të vazhdojnë si specialistë dhe projekt inxhinierë si dhe një ditë të bëhen drejtorë teknik të EVN. Gjithçka është e mundur.“ theksoi kryetari i Bordit Drejtues, z. Peter.

Falënderim për mbështetjen që EVN i’a jep shkollës dhe projektet të cilat realizohen bashkërisht, shprehu drejtori i SHMET „Mihajllo Pupin“ Dimitar Gjorgjiev.

Gjenerata e parë e nxënësve të projektit „20-20-20“ e përfundoi vitin shkollor me sukses. Ata do të vazhdojnë me arsimim dhe ndjekje të mësimit në këtë shkollë si dhe të realizojnë punë praktike në EVN Maqedoni.
Me këtë projekt është planifikuar që rreth njëzet nxënës të shkollës së mesme nga çdo gjeneratë, të cilët do të tregojnë sukses më të lartë dhe do të fitojnë njohuri më të dalluar, do të kenë mundësi punësimi dhe neto pagë mujore të garantuar prej 20.000 denarë.

Marketing