Vazhdon propaganda serbe kundër ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL

Serbia dhe zyrtarët serb nuk po ndalen me propagandën e tyre kundër Kosovës.

Marketing

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të mos bëhen pjesë e ushtrisë së Kosovës.

Ai tha se serbët nuk do të mund të mbijetonin nëse do të bashkoheshin me ushtrinë e Kosovës dhe nëse nuk do të ishin të bashkuar ndërmjet tyre.

“Do të shohim nëse serbët do të përgjigjen ose jo”, tha Vuçiq.

“Edhe pse duken keq për dikë, sepse nuk kërcënojnë askënd, jemi më të fortë sesa mendojnë”, tha presidenti i Serbisë.

Ai gjithashtu shtoi se serbët në Kosovë reagojnë keq ndaj deklaratave të Kosovës që vijnë këto ditë e siç i quan ai, janë si rezultat i nervozizmit të udhëheqësve shqiptarë.

Në anën tjetër, Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stevanoviq ka folur rreth riaplikimit të Kosovës në INTERPOL.

“Pranimi eventual i Kosovës në INTEPROL, do të rrezikonte punën e kësaj organizate profesionale policore”, tha ai sot para mediave.

Në një bisedë të tij me ambasadorin e Çekisë Tomas Kucht, Stefanoviq tha se sondazhi i fundit në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, në Dubai tregoi se shumica e vendeve nuk duan të mbështesin në kërkesë të Kosovës për anëtarësim. /Lajmi.net/