Vazhdon saga për shkarkimin e ministrave Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu

Vazhdon seanca për shkarkimin e ministrave Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu. Seanca maratonike ka filluar nga paraditja dhe vazhdon akoma. Pavarësisht se salla e Kuvendit është gati e zbrazët, nga fotorja kryesisht flasin deputetët e VMRO-së të cilët thanë që ministri Mexhiti dhe Aliu janë “kurban” të rradhës të BDI-së.

Marketing

Vërejtjet dhe akuzat e deputetëve u drejtuan nga kryeministri teknik Talat Xhaferi të cilin e akuzuan se me urdhër të Artan Grubit, ka marë vendim për shkarkimin e ministrave, pavarësisht suksesit të tyre në ministritë përkatëse.

Temë e rëndësishme në këtë seancë ishin edhe mesazhet e Grubit për kushtëzimin dhe dhënien e urdhërave drejtorëve të BDI-së, ku u kërkohej që të mos të pranojnë asnjë vendim të “ministrave në largim”.

Kujtojmë se pas përçarjeve brenda partiake që ndodhën këtë javë me partinë Aleanca për Shqiptarët, ministri Mexhiti dhe Aliu mbështetën kryetarin Taravari që ASh-ja t’i bashkohet bllokut opozitar.

Në sallë nga deputet shqiptarë vetëm Halil Snopçe ka marë fjalën këto orët e fundit, i cili ka lavdëruar punën e këtyre dy ministrave./Alsat.mk

Marketing