Vazhdon seanca e kuvendit, në rend dite janë edhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor

Kuvendi sot do ta vazhdojë seancën e 53-të ku në rend dite janë më shumë ligje, por dhe ndryshime të Kodit zgjedhor, me procedurë të shkurtuar.

Marketing

Seanca duhet të vazhdojë me Propozimin për shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, që filloi të enjten, llogaria përfundimtare e Buxhetit për vitin 2017, plotësimi i propozim ligjit për ndryshime dhe plotësime të ligjit për transport në komunikacionin rrugor, në lexim të dytë etj.

Me propozimin nga shumica qeveritare në seancën në rend dite janë edhe ndryshimet e Ligjit të konsumatorëve, në lexim të dytë, por dhe propozim i plotësuar i ligjit për ndryshimin e Ligjit të deputetëve, në lexim të dytë, raporte dhe ligje të tjera.

Marketing