Vazhdon seanca për “27 prillin”

Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon gjykimi për ndodhitë në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.
Rasti gjendet në procedurë prove dhe dhënien e dëshmive të propozuara nga mbrojtja.

Marketing

Në seancën e kaluar deklaratë para gjyqit ka dhënë Goran Gjoshevski, ndërsa janë dëgjuar edhe disa dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja, mes të cilëve edhe deputeti Vllatko Gjorçev.

Procesin gjyqësor e drejton gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Villma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.

Për rastin “27 prilli” të akuzuar janë gjithsej 33 persona, 31 prej të cilëve për rrezikim terrorist të rendit kushtetues të shtetit dhe dy për nxitje. Paraprakisht për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të Sasho Markovskit procedura për të ishte ndarë dhe duhet që të vazhdoj pas një muaji.

Në mesin e të akuzuarve janë disa deputetë, të punësuar në MPB dhe në sigurimi e Kuvendit si dhe disa artistë. Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë aktakuzën, por se nuk ndjehen fajtorë.

Në bankën e të akuzuarve janë Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukovski,
Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Mllademovski, Mihaill Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Spaveski, Vllatko Trajkov, Villijam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Marketing