Vazhdon seanca për dëshmitë e ‘27 prillit’

Me dëgjimin e dëshmitarëve Ferid Muhiq, Kurto Dudush, Sashko Kocevski dhe gazetares Dushica Mërgja, sot vazhdon seanca gjyqësore për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Marketing

Në seancën e fundit që u mbajt më datën 13 të këtij muaji dëshmuan deputetët Hari Llokvenec dhe Katerina Kuzmanovska nga LSDM. Llokvenec dëshmoi se ka qenë i dukshëm qëllimi i turmës që të kahëzohet drejt grupit të deputetëve mes të cilvëe ishin Zoran Zaev, Talat Xhaferi dhe Ziadin Sela.

Të akuzuarit në rastin për ngjarjet e 27 prillit ngarkohen për rerzikim terrorist të rendit kushtetues. Ata para gjykatës u deklaruan se e kuptojnë aktakuzën, por se nuk ndihen fajtorë.

Në bankën e të akuzuarve janë Ljuben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski, Mitko Çavkov, Mitko Peshovski, Dushko Llazarov, Goran Joshevski-Levi, Oliver Popovski, Oliver Radullov, Sashko Markovski, Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Elena Docevska-Bozhinovska, Ivan Cvetanovski, Boris Damovski, Bogdan Ilievski-Betmen, Vllado Jovanovski, Igor Durllovski, Stefan Malldenovski, Mihail Mlladenovski, Zaharie Simovski, Mlladen Dodevski, Jane Çento, Gorançe Angellovski, Igor Jug, Ilija Sllaveski, Vllatko Trajkov, Viliam Mihajllovski, Nikolla Mitrevski-Koljo, Aleksandar Vasilevski-Ninxha dhe Mitre Pitropovski.

Marketing