Vazhdon seanca për rastin ‘Monstra’

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seanca për rastin “Monstra”.

Marketing

Rasti “Monstra” e cila ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smillkovës më 12 prill 2012 e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev i cili gjendet në procedurë dëshmie.
Në seancën e kaluar gjyqësore opinioni ishte përjashtuar sepse janë prezantuar dëshmi të siguruara me masa të veçanta hetuese.

Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovit në 12 prill të vitit 2012, kur ishin vrarë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i hoqi aktgjykimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, dhe u caktoi masë të kujdesit. Pas heqjes së gjykimeve, rastin “Monstra” e ndërmori PSP dhe lënda ishte kthyer në gjykim të sërishëm.