Në mungesë të marrëveshjes midis Lwvizjes BESA dhe kryeministrit Zoran Zaev si dhe sigurimit të 80 votave të deputetëve, Kuvendi ka shtyer seancën për ndryshimet kushtetuese për emrin Maqedonia e Veriut.
Kryeministri Zoran Zaev tha se akoma po zhvillon bisedime me Lëvizjen BESA, lidhur me gjetjen e një kompromisi për cështjen e shtetësisë. Partia opozitare shqiptare që ka dy deputet kërkon që tek shtetësia (nacionality) në dokumentet e shqiptarëve të mos figurojë formulimi: maqedonas/ shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Por, 8 deputetët nga VMRO-DPMNE që votuan në fazën e parë të ndryshimeve kushtetuese kërkojnë që të mos pranohet kërkesa e Lëvizjes BESA dhe se ata tani për tani kanë thënë se nuk do të votojnë pro Marrëveshjes së Prespës.
Kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se seanca për ndryshimet kushtetuese është shtyer për sot. Sipas procedurës dhe burimeve nga Kuvendi, deputetët deri të nesër ose më 15 janar, duhet të votojnë për ndryshimet kushtetuese, ndërsa për ti dhënë dritë jeshile Marrëveshjes së Prespës duhet të sigurohen 80 vota të deputetëve.