Raundi i katërt i bisedimeve Ukrainë-Rusi do të vazhdojë edhe sot, kjo pasi ato u ndërprenë dje me arsyetimin e një “pauze teknike”.
Kryenegociatori ukrainas, Mykhailo Podoliak, ka bërë të ditur se bisedimet do të vazhdojnë të martën.
“Deri nesër është bërë pauzë teknike në negociata. Për punën shtesë në nëngrupet e punës dhe sqarimin e përkufizimeve individuale. Negociatat vazhdojnë…”,ka shkruar Podoliak në Twitter.