Vazhdon të zbardhet e vërteta për rastin “Monstra”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të vazhdojë gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prillt të vitit 2012, që në opinion njihet si rasti “Monstra”.

Marketing

Në seancat paraprake janë bërë hetime mbi makinat, të cilat dyshohet se i kanë përdorur vrasësit pas kryerjes së aktit.

Personat ekspertë të MPB-së thanë se në makinën “Vokswagen Passat” kanë gjetur ADN-në e Alil Demirit, Agim Ismailoviqit dhe Fajzi Azirit.

Në seancën e kaluar gjykatësi Ognen Stavrev, tha se akoma nuk ka përgjigje nga Kosova për ekstradimin e të akuzuarve Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të cilët ndodhen në arrati.

Rasti “Monstra” në shkurt të këtij viti nisi nga fillimi dhe akoma ndodhet në fazën e dëshmive.

Për vrasjen e pesëfishtë me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Ezim Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta. Ndërsa Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit të kaluar shfuqizoi aktgjykimin dhe rastin e mori Prokuroria Speciale.

Marketing