Vazhdon vetëregjistrimi i diasporës!

vazhdon vetregjistrimi i diasporës, ku deri më tani janë regjistruar 177,875 persona. Shumica e shtetasve të vetregjistruar në diasporë janë nga Zvicra – 58 067, në Gjermani – 40 400 dhe Itali – 25 618. Në SHBA janë vetë regjistruar 7,484 shtetas të vendit, 2,227 në Australi dhe 1,591 në Kanada. Nga shtetet fqinje në  Shqipëri deri më tani janë regjistruar 362 persona, Bosnja dhe Hercegovina – 530, Bullgaria – 408, Greqia – 141, Kosovë – 1 038, Slloveni – 3 324, Serbi – 678, Kroaci – 1 331 dhe Mali i Zi – 163. Sipas marrëveshjes politike Zaev-Mickovski regjistrimi në vend do të shtyhet për në muajin shtator, me çka zgjatet edhe afati për vetë regjistrim të diasporës deri më 30 shtator të këtij viti.

Marketing