Kompania Lab-Oil nga Prishtina ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e të riut i cili ndërroi jetë në vendin e tij të punës.
Sipas tyre, i ndjeri në momentin kritik ka qenë duke kryer punët e tij në fabrikë dhe ka shkarë në shiritin transportues të fabrikës, ku ka marrë lëndime vdekjeprurëse, transmeton Klan Kosova.
“Kompania Lab-Oil nga Prishtina njofton opinionin publik se më datë 24.02.2019 në fabrikën e Petrokoksit që gjendet në Preoc (magjistarja Prishtinë-Ferizaj), aksidentalisht ka humbur jetën punëtori ynë, Krenar Jemini (1997)”.
“I ndjeri Jemini në momentin kritik ka qenë duke kryer punët e tij në fabrikë dhe ka shkarë në shiritin transportues të fabrikës, ku ka marrë lëndime vdekjeprurëse”.
“Kompania Lab-Oil me anë të kësaj komunikate dëshiron që të bëjë me dije për opinionin se kjo është e vërteta e ngjarjes tragjike që ka ndodhur në kompaninë tonë”.
“Familjes së ish-punëtorit tonë, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta!”
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova.