Vdekja e 28 vjeçarit nga KOVID-19, inspektorët nesër do t’i hetojnë shkaqet

epa08517923 An ambulance carrying patient infected with the novel SARS-CoV-2 coronavirus causing the COVID-19 disease arrives at the City General Hospital 8 September in Skopje, North Macedonia, 30 June 2020. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Numri I të vdekurve nga koronavirusi vazhdon të rritet me të madhe. Të mërkurën 46 persona humbën jetën për shkak të komplikimeve nga koronavirusi mes të cilëve edhe një 28 vjeçar.

Marketing

Inspektorati sanitar dhe shëndetësor nesër do të nisë hetimin për të gjetur shkaqet e vdkejes së 28 vjeçarit nga Shkupi. Drejtoresha e këtij institucioni, Irina Sotirova-Buhova. Tha se nesër do të nisë inspektimi i jashtëzakonshëm për hetimin e vdekjes të 28 vjeçarit.

IRINA SOTIROVA-BUHOVA, DREJTORESHË E INSPEKTORATIT SHTETËOR TË SHËNDETËSIS

“Inspektimi i jashtëzakonshëm do të nisë prej nesër. I njejti do të përfshijë të gjithë trajtimin e pacientit, prej mjekut amë deri tek institucioni ku ai vdiq”.

Ajo paralajmëroi që Inspektorati shtetëror i shëndetësisë gjithnjë kryen mbikëqyrje inspektuese në ato raste ku ka vdekje të pacientëve në mosha të reja.

Numri I pacientëve që kërkojnë ndihmë nëpër qendrat kovid në Shkup dhe në gjithë territorin e vendit rritet nga dita në ditë. Ministria e Shëndetësisë informoi se vetëm në 24 orët e fundit 42 pacientë kanë kërkuar ndihmë në qendrat kovid në kryeqytet. Gjithsej 499 pacientë janë duke u kuruar në klinikat infektive në Shkup.

Numri të vdekurve nga koronavirusi kaloi dy mijëshin duke shkuar në 2 023. Ndërkaq, numri I të infektuarve ka arritur në rreth 70-të mijë.

Marketing