Vdekja e foshnjës 14 muajshe, inspektoriati del me raport

Raporti i Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor konfirmon se para se të përkeqësohej gjendja shëndetësore dhe të ndërronte jetë, foshnja 14 muajshe është dërguar disa herë për trajtim tek mjkeu amë dhe tek klinika për Sëmundje të Fëmijëve, por vazhdimisht është lëshuar për kurim shtëpiak. Raporti, pas kontrolleve të jashtëzakonshme vë në dukje se në çdo kontroll gjendja e foshnjës rëndohej, ndërsa Klinika e Fëmijëve nuk e kishte mbajtur për trajtim në spital, por e kishte lëshuar në shtëpi me rekomandimin për kontroll të nesërmen.

Marketing

“Foshnja është dërguar te mjeku amë më 30 shtator 2024 me simptoma të të vjellave. Nga kontrolli u konstatua se nuk ka temperaturë, fyti është pak i skuqur. Në ditën e njëjtë, pasdite, prindërit e kanë dërguar për kontroll në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, për shkak të të vjellave të vazhdueshme. Fëmija është kontrolluar nga mjeku specialist kujdestar i cili ka konfirmuar diagnozën e mjekut amë dhe u është thënë që të sillet fëmija për kontroll të nesërmen”, thuhet në Raportin e Inspektoratit.

Sipas raportit të Inspektoratit vizita e radhës tek mjeku amë është bërë më 3 tetor, sërish për shkak të të vjellave të shpeshta gjatë ditës. Nga mjeku amë sërish konstatuar se foshnja nuk ka temperaturë, ka skuqje të fytit. Megjithatë për shkak të të vjellave, në datën e njëjtë, mjeku amë ka lëshuar udhëzim urgjent për dërgimin e foshnjës në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve.

“Foshnja është dërguar në klinikë rreth orës 15:00,ku është kryer kontroll. Janë lëshuar 2 udhëzime për analiza. Të njëjtën ditë pas marrjes së analizave, foshnja është kontrolluar sërish pediatri specialist dhe në mënyrë shtesë janë lëshuar udhëzime për diagnostikim laboratorik dhe Rëntgen. Rezultati i e Rëngtenit tregon pasqyrë të theksuar bronkovaksulare. I është shkruar terapi dhe është lëshuar për kurim shtëpiak”, thuhet më tejë në raport.

Raporti i Inspektoratit Shtetëror Sanitar gjithashtu nënvizon se më 4 tetor prindërit me vetë iniciativë e kanë dërguar fëmijën në Kozle ku pas kontrollove nga mjekët është shtruar në Klinikën për sëmundje respiratorë të fëmijëve. Edhe përkundër terapisë së dhënë nga mjekët, gjendja e foshnjës është përkeqësuar dukshëm gjatë ditës me çrast është dërguar në kujdes intensiv. Përkeqësimi i vazhdueshëm ka detyruar Klinikën e Kozles që foshnjën me urgjencë ta dërgojë në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. Në orët e hershme të mëngjesit të 5 tetorit është konstatuar diagnoza pneumoni masive. Gjendja e foshnjës është përkeqësuar edhe më shumë. Përpjekjet e anesteziologut për reanimacion ka qenë e pasuksesshme, me çrast është konstatuar vdekja. Inspektorati ndërkohë ka iniciuar formimin e Komisionit për mbikëqyrje profesionale lidhur me rastin e vdekjes së foshnjës 14 muashe./Alsat.mk