Vdekja e foshnjes 14 muajshe,Taravari: Në mënyrë absolute nëse ka faj njerëzor, përgjegjësit do t’i kalojnë Drejtësisë!

Ministri i shëndetësisë Arben Taravari  përmes një publikimi në facebook ka shprehur ngushëllime  familjes së foshnjes 14 muajshe e gjinisë femërore e cila  ndërroi jetë herët në mëngjes sot në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup.  Taravari siguron se është në dijeni për rastin dhe se pa asnjë dyshim, në mënyrë absolute nëse ka faj njerëzor, përgjegjësit do t’i kalojnë Drejtësisë! 

Marketing
” Jam në dijeni për largimin nga jeta të bebes 14 muajshe.Rasti më ka prekur shumë!Duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, siguroj të gjithë ata që si unë janë trishtuar realisht por edhe ata që paturpësisht përdorin fatkeqsi të tilla për pikë politike se;

Do të kryhen të gjitha hetimet urgjentisht!!!
Pa asnjë dyshim, në mënyrë absolute nëse ka faj njerëzor, përgjegjësit do t’i kalojnë Drejtësisë!  https://www.facebook.com/share/p/Lk3HY7iqGFDr5dQo/

Marketing