Vdekja e foshnjës shtatëmuajshe, Taravari: Disa drejtorë të spitaleve mund të ndërrohen

Disa drejtorë të spitaleve mund të ndërrohen, nëse vërtetohet se puna nuk funksionon siç duhet, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për rastin e foshnjës shtatëmuajshe, që ndërroi jetë dhe zhvillimeve aktuale në Klinikën e Fëmijëve dhe Klinikën për sëmundje respiratore te fëmijët – “Kozle”.

Marketing

Sipas tij duhet të merret vendim korrekt dhe pragmatik duke u bazuar në prova.

“Janë në evakuim më shumë drejtorë, kështu që nuk na duhen emocione, por do të vendosim në bazë pragmatike, aty ku drejtorët nuk funksionojnë si duhet, gjithsesi disa drejtorë edhe mund të ndërrohen. E shoh se dikush kërkon që të reagojmë emocionalisht, por këto nuk janë punë që duhet të reagohet me emocion, por na duhen vendime racionale.”, – deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Sipas Taravarit, pas raportit të Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, pritet raport edhe nga Komisioni i ekspertëve. Taravari po ashtu u shpreh se praktikantët nëpër klinika kanë qenë në detyrë për një kohë të gjatë, por në spital ka pasur edhe tre specialistë.

Drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje të Frymëmarrjes te Fëmijët – “Kozle”, Karolina Simonovska, dje ishte në takim me ministrin pas reagimeve në opinion për problemet në klinikë. Ajo e cilësoi takimin si “mjaft konstruktiv”, ndërsa e pyetur nëse do të mbetet drejtoreshë, ajo u përgjigj se shpreson të qëndrojë.

Marketing