Vdekja e mistershme e Enea Ftoj, babai: Ja pash trupin në morg, policia na gënjeu

Pavarësisht se ekspertiza ligjore arriti në përfundimin se nuk ishte ushtruar dhunë ndaj të ndjerit Enea Ftoj në komisariatin e Korçës, familjarët pretendojnë të kundërtën

Marketing

Ata thonë se do të kërkojnë zhvarrosjen e trupit.

Babai i Enea Ftoj: Ka dhunë barbare. Isha vetë në morg dhe i kam parë shenjat në trup dhe fytyrë. Unë i bëra foto djalit dhe ne fytyre kishte të ënjtura dhe shenja. Lajmin qe ai ndërroi jetë e mora vesh në gjykatë jo nga policia. Jemi te bindur qe është dhunuar. Do të bëjmë zhvarrosjen e trupit dhe te behet përsëri ekspertize. Do të bëjmë vetëgjyqësi. Do e kërkoj zgjidhjen e çështjes deri në vdekje. Fëmijët e Eneas i mori nusja dhe ka ikur nga shtëpia. Nuk na ka ndihmuar askush. Gjakun e djalit nuk ma ble askush.

Nëna e Enea Ftoj: Është ushtruar shume dhunë ndaj djalit, në krah, këmbë, fytyrë. Unë do ta kërkoj të drejtën e tij, dua ta zhvarrosin trupin. Dua eksperte nga jashtë qe te beje ekspertizën përsëri. Nuk vuante nga asnjë sëmundje. E takova ne paraburgim. Nusja hyri nga dritarja dhe Enea na tha qe po e rrihnin. Policia te hape kamerat. Do kërkoi vetëgjyqësi si nëna e tij./Oranews

Marketing